Telegrafi

Kishte gjysmë milioni euro në xhep, goli i pranuar në fund i kushton Ballkanit 334 mijë euro  

Ballkani ka barazuar me Clujin (1-1) në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferenëc.

Armend Thaqi shënoi  në minutën e 65-të, ndërsa kur dukej që Ballkani po shkonte drejt fitores, pranoi një gol në kohën shtesë.

Lexo po ashtu Ballkani me paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kampionëve të Rumanisë, merr një pikë në ‘Fadil Vokrri’

Ky goli i pranuar në fund të ndeshjes ka edhe koston e lartë financiare për Ballkanin.

Me fitore ndaj Clujit, Ballkani do të fitonte 500 mijë euro nga UEFA, ndërsa tani me barazim fiton 166 mijë euro. Pra 334 mijë euro të humbura.

Ballkanit deri më tani ka siguruar mbi 4 milionë euro nga garat evropiane.

Paraqitje e Ballkanit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ishte e suksesshme dhe marrja e një pikë ndaj kampionit të Rumanisë është arritje e madhe. /Telegrafi/