Ballkani ka barazuar me Clujin (1-1) në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferenëc.
Armend Thaqi shënoi në minutën e 65-të, ndërsa kur dukej që Ballkani po shkonte drejt fitores, pranoi një gol në kohën shtesë.
Ky goli i pranuar në fund të ndeshjes ka edhe koston e lartë financiare për Ballkanin.
Me fitore ndaj Clujit, Ballkani do të fitonte 500 mijë euro nga UEFA, ndërsa tani me barazim fiton 166 mijë euro. Pra 334 mijë euro të humbura.
Ballkanit deri më tani ka siguruar mbi 4 milionë euro nga garat evropiane.
Paraqitje e Ballkanit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ishte e suksesshme dhe marrja e një pikë ndaj kampionit të Rumanisë është arritje e madhe. /Telegrafi/