Sir Alex Ferguson më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen rreth asaj se cilat ishin dy stadiumet më të vështira për të si trajner kur ishte në krye të Manchester United.
Legjenda skoceze është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit, e që Djajtë e kuq që as pensionimit të tij nuk kanë shijuar titullin e Ligës Premier.
Ferguson është ndalur tani të flas për dy stadiumet më të vështira që e kishte të vështirë të shkonte atje.
“E mbaj mend kur shkoja në dy stadiume, kishte shumë tifozë të acaruar, por asgjë me të vërtetë serioze”, ka thënë ai në A Talk Team With Legends.
“Terrenet në West Ham dhe Leeds United ishin të vështira, tifozët ishin shumë të zhurmshëm kundër nesh kur mbërritëm, por gjatë lojës, përqendrimi ishte shumë tek loja aktuale”.
“Ata kalonin në fyerje ndaj lojtarëve, por nganjëherë edhe ndaj meje, mirëpo nuk i merrja parasysh, por që loja luhej me ritëm të lartë atje”, ka shtuar më tej Ferguson.
Manchester United kishte kohë të arta nën urdhrat e tij dhe që nga pensionimi, skuadra ka pasur më shumë rënie. /Telegrafi/