Telegrafi

Kishte futur fëmijën në bagazh, gjobitet drejtuesi i mjetit në Tiranë

Policia rrugore e Tiranës ka gjobitur me 150 mijë lekë të vjetra një drejtues mjeti që nuk e kishte siguruar fëmijën me rrip sigurimi, por e kishte lejuar të qëndronte në pjesën e xhamit sipër bagazhit.

Policia bën me dije se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.

“Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes. Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, bën me dije policia. /Telegrafi/