Telegrafi

Kishte frikë të tregonte, mjekët u befasuan me atë që i gjetën në bark (Foto)

Në Raipur të Indisë, një fëmijë ka vuajtur dhimbje të mëdha barku, shkaku i një brushe të dhëmbëve që e kishte përpirë pa dashje.

Keshav Sahu ka pasur frikë nga prindërit të tregojë se e ka përpirë këtë mjet për pastrim, por vetëm është ankuar.

Pasi është shtrirë në spital, mjekët kanë kërkuar që pesëvjeçarit t’i bëhet fotografimi me rreze X, meqenëse nuk kishte asnjë simptomë të ndonjë sëmundjeje.
Fotografimi i thellë ka treguar se ai e ka brushën te fshikëza e urinës dhe duhet t’i nënshtrohet një intervenimi urgjent.

Pas operimit, Sahu e ka rimarrë vetën nga plastika e gjatë 15 centimetra që i bënte presion në bark. /Telegrafi/