Telegrafi

Kishte fituar rreth 2,5 milionë dollarë nga kjo lojë, adoleshentit iu ndalua përjetë të luajë Fortnite – pasi ai u shfaq në lot, deklarohet edhe nëna e tij

Gjatë ditës së hënë, adoleshenti britanik Jarvis Kaye goditi titujt, pasi u zbulua se ai ishte ndaluar të luante Fortnite, pasi ishte kapur duke mashtruar.

I riu, i njohur si FaZe Jarvis, transmetoi një video të tij duke përdorur ‘aimbots’ – një taktikë që ndalohet në Fortnite.

Jarvis u ndalua menjëherë nga loja e saj nga zhvilluesi i saj, Epic Games, dhe që nga ajo kohë ka postuar një ndjesë të përlotur, duke pretenduar se ai dëshironte ta kishte ditur se sa të rënda ishin pasojat.

Dhe tani, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëna e Jarvis, Barbara Khattri, ka folur në lidhje me ndalimin e tij të Fortnite, duke pretenduar se djali i saj është i “thyer”.

Lexo po ashtu Adoleshenti shpërthen në lot – i është dhënë ndalimi i përjetshëm të luajë Fortnite, sepse u kap duke mashtruar

Duke folur për MailOnline, ajo ka thënë: “Jarvis bëri një gabim dhe ai e pranon atë. Por komuniteti i lojërave duhet të rimendojë se si i trajton njerëzit”.

“Ai është i thyer. Ai e do atë lojë. Ai nuk ka një fije djallëzore në trupin e tij dhe ajo që di vërtet është se për çdo gabim që nuk dëmton fizikisht një person, duhet të ketë mundësinë që të bëjë ndryshime”.

Sipas MailOnline, i rritur në një familje të klasës së mesme nga nëna e tij, e cila drejton një biznes të suksesshëm konsulence, i riu thuhet se ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar 2 milionë funte (rreth 2,5 milionë dollarë) dhe ka fituar 27.500 funte në reklama gjatë muajit të fundit vetëm përmes kanalit të tij në YouTube me dy milion mbështetës.

Jarvis ka grumbulluar fituar rreth 2 milionë funte nga luajtja e Fortnite në kanalin e tij në YouTube, dhe fitoi 27.500 funte in në reklama vetëm gjatë muajit të fundit.

Komentet e zonjës Khattri vijnë menjëherë pasi një fushatë për të rikthyer Jarvis në Fortnite filloi në Twitter, nën hashtagun #FreeJarvis. /Telegrafi/