Telegrafi

Kishte filluar t’i shfaqej para pesë vitesh, burrit në Indi i hiqet “briri i djallit” nga koka

Një “bri djalli” prej rreth 10 centimetrash, i cili u rrit në kokën e një njeriu i është hequr përfundimisht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shyam Lal Yadav, 74 vjeç, tha që briri u shfaq rreth pesë vjet më parë, megjithatë ai tani e ka hequr atë.

Fillimisht u mbajt nën kontroll nga berberi i tij por fermeri tha që shumë shpejt u bë e vështirë dhe mori kaq shumë kohë sa iu desh të kërkonte ndihmë nga kirurgët.

Rritja – e quajtur një bri dhjamor – kuptohet të jetë bërë nga keratin, që gjendet në thonjtë e këmbëve dhe flokët e njeriut.

Neurokirurgët në Spitalin Bhagyoday Tirth në qytetin Sagar, Indi, i larguan gungën – që po quhet si ‘brirë djalli’ dhe ai tani po shërohet. /Telegrafi/