Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë mbrëmjen e së mërkurës në Kavajë.
Viktimat janë Altin Rexha nga Kukësi, i cili ka qëlluar me armë dhe Edmond Gosa nga Kavaja, i cili ka qëlluar me thikë.
Një banor i zonës tregoi në një intervistë për Euronews Albania se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale të tipit “pse më sheh”.
Ai u shpreh se njëri nga viktimat, Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.
“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai. /Telegrafi/