Kishte emocione nga publiku, shoqërohet nga babai në vallëzimin e parë në skenë (Video)
Kushtrim Gacaferri
Marc Daniels nga Bermuda e Britanisë së Madhe, është bërë ylli i një shfaqjeje për fëmijë, pasi e shoqëroi të bijën në paraqitjen e parë para publikut.
Pasi Bella e vogël hezitonte të kryente lëvizjet dhe qëndronte si e ngrirë, i ati 39-vjeçar që nuk mundi ta qetësoi nga larg, i shkoi afër dhe ia kapi dorë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse e kishte babanë pranë, trevjeçarja u qetësua dhe nisi të kryente lëvizjet që i kishte ushtruar me bashkëmoshataret.
Në të njëjtën kohë, babai i tre fëmijëve e kishte në krah edhe vajzën e tij të vogël, të cilën nuk kishte kujt t’ia linte.
Ngjarja është pëlqyer shumë dhe u duartrokit nga të pranishmit, ndërsa videoja është shpërndarë më pas me shpejtësi në rrjetet sociale. /Telegrafi/