Video e re nga protesta e dhunshme e 27 prillit në Kuvend është publikuar sot, ku shihet një protestues duke nxjerrë pistoletën nga brezi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në video mund ta shihni sesi njëri nga protestuesit e dhunshëm në qendrën e shtypit ku ishin deputetët e shumicës parlamentare, ka hyrë me pistoletë në dorë.
Të ‘enjten e përgjakshme’ të 27 prillit u sulmuan deputetët e LSDM-së dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela si dhe u sulmuan fizikisht gazetarët. /Telegrafi/