Site icon Telegrafi

Kishte dhimbje dhe të përziera – djaloshit i gjendet një kabllo 90 centimetra e gjatë brenda stomakut

Mjekët turq kanë hequr një kabllo 90 centimetra të gjatë nga stomaku i një djali pasi ai filloi të ankohej për të përziera dhe dhimbje stomaku.

Djali 15-vjeçar u dërgua në spital nga familja e tij në Diarbakir, në juglindje të Turqisë. Megjithatë, kur mjekët i bënë një skanim me rreze X, ata mbetën të shqetësuar kur gjetën një pajisje të mbështjellë brenda stomakut të tij.

Stafi mjekësor e futi në një ambulancë dhe e dërgoi në Spitalin Universitar Firat në Elazig, i cili ishte dy deri në tre orë larg me veturë. Kur ai mbërriti, kreu i departamentit të gastroenterologjisë pediatrike , hepatologjisë dhe ushqimit, Profesor Yasar Dogan dhe ekipi i tij larguan objektin pasi kryen një procedurë endoskopie, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Ata u hutuan veçanërisht pasi në fillim ata e hoqën një lidhëse e flokëve, si dhe kablloja e gjatë. Dr Dogan tha për mediat lokale: “Padyshim që e kishim të vështirë të hiqnim kabllon, pasi njëra skaj i kabllit kishte kaluar në zorrën e hollë”.

Kur kabllo u hoq, ekipi e doktorëve mbeti i hutuar nga gjatësia e saj, me kabllon e cila arrinte 90 centimetra gjatësi kur zgjatej. Doktor Dogan shtoi: “Pasi procedura përfundoi me sukses, pacienti u dërgua në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”.

Rrethanat në të cilat kablloja e karikimit dhe lidhja e flokëve përfunduan në stomakun e djalit mbetën të paqarta. /Telegrafi/

Exit mobile version