Site icon Telegrafi

Kishte deklaruar se gjatë dimrit mund të vie deri të vala e dytë e coronavirusit, Trump thotë se kreu i Institutit për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundje u keqcitua

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së drejtori të Institutit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, i cili në një intervistë për Washington Post tha se ekziston rreziku i një vale të dytë të coronavirusit.

E për të qartësuar gjithçka dhe për të bindur opinionin publik se Redfield është keqcituar nga mediat, Trump e solli atë në Shtëpinë e Bardhë për një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

Me t’u ngjitur në foltore, Redfield është pyetur sërish nëse është cituar korrekt sa i përket çështjes, kur ka thënë se gjatë dimrit kombinimi i gripit sezonal dhe coonavvirusi mund të nxit një valë të re të epidemisë.

Lexo po ashtu Vala e dytë e coronavirusit në SHBA pritet të “shfaqet” gjatë dimrit, mund të jetë më e fuqishme sesa e para

Megjithatë derisa po fliste para gazetarëve, Trump disa herë ia ndali fjalën duke thënë se është keqcituar dhe se nuk ka të bëjë asgjë gripi me coronavirusin, duke pretenduar se nuk mund të vie deri të një valë e dytë e pandemisë.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë që tregon një situatë paksa konfuze, në veçanti kur mediat insistojnë të dinë nëse ishte cituar korrekt nga mediat lidhur me deklaratat e tij dhënë për Washington Post”. /Telegrafi/

Exit mobile version