Site icon Telegrafi

Kishte dalë me të birin për ta mësuar të ngasë veturën, nënën nga Australia e shtyp për vdekje kamioni gjigant

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës kur një nënë që po e mësonte të birin adoleshente të ngiste veturën, shtypet për vdekje nga kamioni.

Leonia Picone, 55-vjeçe, dhe i biri i saj 17-vjeç, ishin në veturën e saj Ford Mondeo në Sydney, kur për pak sa nuk u përplasën nga mbrapa nga një kamion, transmeton Telegrafi.

Me të parë se çfarë kishte bërë shoferi i kamionit doli jashtë për t’u konfrontuar me të, por e pësoi me jetë kur u shtyp nga mjeti për transportimin e mallrave.

Në videon e publikuar më poshtë, Picone shihet duke dalë nga vetura e saj dhe duke qëndruar para kamionit për t’ia tërhequr vërejtjen shoferit, i cili e shtyp.

Gjithçka ndodhi pak metra larg të birit të saj, që ishte dëshmitar kur e ëma e tij shtypet për vdekje nga kamionit gjigant.

E pavarësisht se u telefonua autoambulanca, mjekët nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja gruan nga Australia.

Në anën tjetër, 51-vjeçari, që është shoferi i kamionit është dërguar në spital për të kryer testet e drogës dhe alkoolit.

Ai gjithashtu është marrë në pyetje nga policia, dhe deri më tani nuk është ngritur ndonjë padi ndaj tij. /Telegrafi/

Exit mobile version