Presidentin brazilian Jair Bolsonaro, kundërshtarët e kanë quajtur “vrasës”, pasi që të dielën mbrëma kishte dalë nëpër rrugë për të ngrënë një hot-dog, ku brenda atyre 24 orëve ishin regjistruar 965 persona të vdekur nga coronavirusi në Brazil.
Bolsonaro siç raporton The Guardian, disa herë kishte shkelur masën e distancës fizike sociale që e kishte futur në fuqi ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, e këtë vazhdoi ta bëjë edhe gjatë vikendit të kaluar, edhe pse numri i të vdekurve në Brazil deri më tani ka shkuar në mbi 22 mijë, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 374 mijë raste janë konfirmuar me COVID-19 në Brazil, shteti që tani gjendet në vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve me virus.
Sipas mediave lokale, Bolsonaro kishte dalë nëpër rrugët e kryeqytetit brazilian, për të pirë një kanaçe me Coca Cola dhe të shijon një hot-dog.
Anketat tregojnë që Bolsonaro akoma gëzon përkrahjen e çerekut të brazilianëve, madje disa kanë festuar daljen e tij duke brohoritur dhe thirrur emrin e tij “Mito” që do të thotë legjendë.
Megjithatë te pjesa tjetër e qytetarëve ky veprim i tij ka shkaktuar reagime të ashpra, kurse në videot që po shpërndahen nëpër rrjete sociale shihet dhe dëgjohet se si qytetarët në shenjë proteste godasin me mjete të forta.
Fyerjet në llogari të Bolsonaros janë dëgjuar derisa ai po shijonte pijen dhe ushqimin që e mbante në duar.
“Vrasës, mbeturinë, fashist”, bërtisnin qytetarët e nervozuar brazilianë. /Telegrafi/
Bolsonaro come cachorro-quente em Brasília sob gritos de 'assassino'https://t.co/Q4ppAUYkmj #Correio24h pic.twitter.com/BrNXI324kH
— Jornal Correio (@correio24horas) May 24, 2020