Një 83-vjeçar kishte dalë për të kryer disa punë në një zyrë postare, disa momente para se të therej për vdekje ndërsa shëtiste qenin e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Peter Wrighton i cili vdiq nga plagët me thikë në kokë dhe qafë të shtunën në East Harling, Norfolk, Angli, në të njëjtin vend ku thuhet se kishte ndodhur një përdhunim i pazgjidhur deri më tani, rreth 20 vjet më parë.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë publikuar pamjet e Wrighton, në ditën të cilën ai vdiq, si dhe hartat e lëvizjeve të tij të fundit.
Deri më tani thuhet se për këtë rast nuk është arrestuar asnjë njeri, por policia janë duke kërkuar nga tre burra, të cilët nuk po dyshohen për vrasjen, që të vijnë dhe të ndihmojnë rreth hetimeve. /Telegrafi/