Tracy Hansen ishte duke ecur dhe kishte nxjerrë për shëtitje qenin në Anchorage të Alaskës, kur u sulmua nga një kafshë e egër.
Ajo po lëvizte nëpër trotuarin e mbuluar me borë, duke mos e ditur se prapa shpinës së saj po vinte me shpejtësi dreri brilopatë, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht që një kalimtare e rastit tenton ta alarmojë dhe t’ia bëjë me dije që të largohet pasi i kanosej rreziku, një gjë e tillë ishte e kot.
Ajo nuk e dëgjoi dhe papritmas dreri e shkeli, dhe vazhdoi rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Si pasojë e kësaj pësoi lëndime trupore dhe mavijosje, por shpejtë i doli në ndihmë kalimtarja e rastit që ndali veturën dhe e dërgoi në spitalin më të afërt për trajtim. /Telegrafi/