Telegrafi

Kishte dalë në qytet për t’i shëtitur qentë, kamerat e sigurisë kapin momentin kur amerikanin e godet rrufeja

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur rrufeja godet një burrë në Spring të Teksasit. Alex Coreas i kishte nxjerrë tre qentë për t’i shëtitur, kur u godit befasisht nga rrufeja.

Ky burrë i pafat është rrëzuar menjëherë në tokë pa ndjenja, por është interesant fakti se rrufeja e goditi vetëm dhjetëra metra larg një spitali, ku nëpunësit vrapuan për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ai nuk po merrte frymë, rrobat i kishte të djegura kurse këpucët i ishin zbathur nga këmbët.

Megjithatë kanë arritur ta rikthejnë në jetë, e familjarët e tij u kanë thënë gazetarëve se po shërohet në spital dhe se aktualisht ka dhimbje të mëdha në tërë trupin. /Telegrafi/