Telegrafi

I kishte bërë gjysmë milioni kilometra duke udhëtuar nëpër SHBA për të bërë punë vullnetare, i riu shpërblehet nga Ford me një veturë te re

Rrallë ndodh që prodhuesi i ndonjë marke të veturave të shpërblejë përdoruesin besnik me një veturë të re. Por rrëfimi i të riut Rodney Smith Jr është pak më ndryshe.

Ai vozit një veturë të tipit Ford, të cilës nuk ia ka përshkuar as një milion kilometra – madje as afërsisht kësaj shifre, transmeton Telegrafi.

Tash e dy vite që e ka në pronësi, ai e kishte blerë me 93 mijë të kaluara, e pas dy viteve vozitje nëpër SHBA arriti t’ia bëjë gjysmë milioni të kaluara.

Megjithatë, vëmendja nuk është tek kilometrazha, por në atë se me çfarë ky i ri merret.

Rodney udhëton nëpër SHBA për të ndihmuar të moshuarit, veteranët dhe nënat vetë-ushqyese. Ai ua prenë barin dhe këtë punë e bën pa as edhe një cent.

E gjatë vikendit në vendlindjen e tij në Michigan, atë e kanë vizituar zyrtarë të kompanisë Ford – të cilët i dhuruan një veturë të re. Bëhet fjalë për modelin Edge.

“Përkushtimi juaj nuk ka kaluar pa u vërejtur nga dikush. Vlerësojmë atë çfarë bëni për komunitetin dhe shpresojmë se do të kënaqeni me veturën e re”, thuhet në letrën të cilën ia dorëzuan zyrtarë të Fordit.

Puna e palodhshme e tij do të shpërblehet edhe me të mira tjera, Fordi i tij i vjetër nga zeroja do të riparohet dhe pastrohet dhe më pas do t’i dhurohet personave në nevojë. /Telegrafi/