Telegrafi

Kishte 61, tani peshon vetëm 20 kilogramë: Rrëfimi rrëqethës i peshkatarit që i kaloi 56 ditë në det, duke ngrënë vetëm myshk (Foto)

Një peshkatar i ri, i cili supozohej nga familja e tij se kishte vdekur, ka shpëtuar, pasi ai kaloi 56 ditë në det – duke u ndeshur me etje, uri dhe dëshpërim, në një anije të vogël që ishte “përvjedhur” 3,000 kilometra nga Filipinet në Papua, Guinea e Re.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rolando Omongos, 21, tregoi rrëfimin e tij rreth vështirësive që kishte përjetuar, tri javë pasi ishte shpëtuar nga një anije peshkimi japoneze.

“Qaja non-stop, kur u shpëtova më në fund. Isha shumë i dobët për të qëndruar në këmbë, ata ishin që më mbanin”, ka thënë Omongos.

Ai tha se ditëve të fundit, e vetmja gjë që kishte për pirë dhe për të ngrënë ishte shiu, përkatësisht myshku i barkës së tij 2,5 metra të gjatë.

Omongos thuhet se peshonte pak më shumë se 20 kilogramë, kur ai u shpëtua – pas humbjes së 41 kilogramëve të peshës së tij trupore që kishte para se të kalonte këtë përvojë të hidhur.

Lexo po ashtu Kapen 4 milionë dollarë dhe drogë, edhe pse trafikantët kishin përdorur një mënyrë të padëgjuar më parë (Foto)

Daja i tij 31-vjeçar Reniel Omongos, i cili ishte në një anije tjetër të vogël, vdiq pas një muaji. Ai beson se uria ka qenë faktori kryesor që e ka mbytur atë.

Omongos ka treguar se kishte vendosur trupin e dajës së tij të vdekur në barkën e tij, por e kishte hedhur në ujë, kur trupit të tij kishte filluar t’i vinte erë, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ata kishin dalë në det më 21 dhjetor me peshkatarët e tjerë në një port jugor në Filipine përballë Detit Celebes.

Porti shtrihet më shumë se 3.200 kilometra (2.000 milje), në veri-perëndim të ishullit PNG të New Britain, ku ekipet e shpëtimit më vonë e gjetën atë.

Bëhet e ditur se një stuhi i kishte ndarë Omongos dhe dajën e tij nga barka e nënës së tyre më 10 janar, dhe ata u harxhuan nga karburanti pesë ditë më vonë.

Ata më vonë kanë hedhur motorët e barkave të tyre në ujë, në mënyrë që të lundronin më lartë dhe të shmangnin mbytjen nga valët.

Lexo po ashtu Përqafimi i nënës dhe vajzës pas pesë muajsh – ikën bashkë nga shtëpia, por fati i ndau (Video)

“Jo më pak se katër anije na kalonin neve nga çdo ditë. Unë u bëja me shenjë, por asnjë nga ta nuk ndalej”, ka rrëfyer Omongos.

“Asnjëherë nuk i humbja shpresat. Gjithmonë lutesha”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.

Kur një anije peshkimi japoneze e gjeti atë, Omongos ka treguar, ai ishte tepër i dobësuar, si pasojë e mos të ushqyerit për disa ditë.

Peshkatari, i cili e la shkollën pas klasës së gjashtë, ka thënë se planifikon të pushojë pas kthimit në shtëpi, por se kurrë më nuk do të vendosë këmbët e tij në një barkë.

“Ndoshta unë do të shkoj përsëri në shkollë, në vend të kësaj”, ka shtuar ai. /Telegrafi/