Një qen i humbur në Irlandën e Veriut ishte gjetur 26 ditë vonë pasi kishte ecur për mbi 65 kilometra dhe kishte shkuar tek shtëpia e ish-pronarëve.
“Lost Paws NI”, një organizatë bamirësie e dedikuar për lokalizimin e qenve dhe maceve, tha se një qen i racës “golden retrivier” i quajtur Cooper, ishte larguar nga ana e pronarëve të tij të mëparshëm, dhe më vonë ishte adoptuar nga familja e tij e re.
Cooper iku nga vetura në momentin që ai dhe familja e tij e re arritën në shtëpinë e tyre në Dungannon, raporton UPI, përcjell Telegrafi.
Pamje të shumta të tij u raportuan në ditët pas arratisjes, por Cooper arriti t’u shmangej grupeve të kërkimit ndërsa kalonte Qarkun Tyrone.
Cooper më në fund u kap menjëherë pasi ai arriti në shtëpinë ish pronarit të tij në Tobermore, mbi 65 kilometra larg shtëpisë së tij të re në Dungannon.
Qeni u ribashkua me pronarin e tij të ri, i cili tha se Cooper kishte humbur pak peshë gjatë udhëtimit të tij të gjatë, por se po vazhdon të rikuperohet në shtëpi. /Telegrafi/