Site icon Telegrafi

Kishin zgjedhur personin e gabuar për t’ia vjedhur veturën, atë e kuptuan kur nga BMW-ja doli polici amerikan me revole në dorë (Video)

Dy hajna kishin zgjedhur personin e gabuar për t’ia vjedhur veturën, pasi doli të jetë polic që nuk ishte në shërbim por që me vete kishte revolen zyrtare.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një polic jashtë detyrës në Chicago po qëndronte ulur në veturën e tij BMW, kur dy burra iu afruan dhe ia hapën derën, transmeton Telegrafi.

Por, duket se ata kurrë nuk do të kishin besuar se personit që planifikonin t’ia vjedhin veturën do të ishte polic. Ai menjëherë del nga vetura dhe fillon të shtie në drejtim të tyre, të cilët nga frika se mund ta pësojnë keq ikin duke iu kundërpërgjigjur me të shtëna.

Ata menjëherë u futën në një veturë tjetër që i priste dhe u zhdukën nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë, ndërsa raportohet se askush nuk është lënduar nga të shtënat me armë.

Incidenti ka ndodhur para një frizeri, ku polici kishte ndalur veturën dhe planifikonte të futej brenda për një qethje. Sipas policisë të dyshuarit janë në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version