Site icon Telegrafi

Kishin zgjedhur personin e gabuar për ta sulmuar – eksperti i arteve marciale nokauton personat që i vërsulen (Video, +18)

Dy burra duket se kishin zgjedhur personin e gabuar për ta sulmuar derisa po qëndronte brenda veturës së ndalur në rrugë.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një veture, ka filmuar momentin kur një burrë del nga vetura e tij dhe nga bagazhi nxjerr shkopin e bejsbollit për ta sulmuar personin që ishte prapa tij në veturë, transmeton Telegrafi.

Por, ky veprim i kushtoi shtrenjtë, vetëm atëherë kur filloi të bëhet i dhunshëm dhe ia dëmtoi veturën duke ia goditur me shkop bejsbolli.

Aty menjëherë reagoi pronari i saj, i cili pa u menduar dy herë doli jashtë dhe shmangu goditjen me shkop dhe me vetëm një goditje “alla Mike Tyson”, nokautoi sulmuesin.

Hiq më lehtë nuk shpëtoi as miku i tij i cili tentoi t’i dal në ndihmë, i cili gjithashtu u rrëzua në tokë pothuajse pa ndjenja.

Raportohet se personin që e kishin sulmuar pa kurrfarë arsye këta dy burra, është ekspert i arteve marciale i cili ju dha leksion se nuk duhet sulmuar askush e në veçanti ata që nuk janë të armatosur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=h_u3R-uGM9U

Exit mobile version