Site icon Telegrafi

Kishin të njëjtin emër e mbiemër, takohen në Facebook dhe martohen

Ajo, Kelly Hildebrand jeton ne Florida, ndërsa ai, Kelly Hildebrand jeton në Teksas dhe u takuan rreth tre muaj më parë, ndërsa tani kanë vendosur të martohen.

Gjithçka nisi me takimin e parë kur ajo kërkoi adashin e saj në rrjetin shoqëror Facebook.

“Kërkova mos kishte Kelly Hildebrand të tjerë, por ai ishte i vetmi. Më pas, pashë foton e tij të profilit dhe gjëja e parë që mendova ishte: Eh, jo keq!”, ka thënë vajza.

Dhe me sa duket, edhe djaloshi me emrin Kelly, është intriguar menjëherë nga kjo gjë.

"Gjëja e parë që kam shkruar ishte: Përshëndetje, ne kemi të njëjtin emër, është goxha këndshëm”, tregon ai. /noa/

Exit mobile version