Një baba i traumatizuar ka zbuluar se si foshnja e tij filloi të humb flokët, pasi një fqinj i tyre injektoi në pragun e derës së shtëpisë kimikale helmuese.
Banori i Floridës, Umar Abdullah tha se Xuming Li, i doktoruar në kimi, përdori një përbërës misterioz për ta sëmurë familjen e tij, transmeton Telegrafi.
36-vjeçatri tha për Daily Mail se burri me kombësi kineze besohet se kishte përdorur qetësues të fortë opioid metadon dhe hidrokodon, të përzier me një element të dëmshëm, në të cilin shkencëtarët akoma po punojnë për ta identifikuar.
Li u arrestua pasi Abdullah vendosi kamerë të fshehtë para derës së shtëpisë në Palm Spring të Tampa, duke e zënë me “presh në dorë”.
Kimisti 36-vjeç akuzohet për posedim të substancës së rrezikshme, sulm ndaj pronarit të shtëpisë dhe përgjim të paautorizuar të fqinjit.
Abdullah pranoi se derisa familjarët e tij kishin të vjella, marramendje dhe kokëdhembje, gjithashtu u binin flokët në veçanti vajzës së tyre të vogël.
“Foshnja jonë po humbte flokët. Vërejtëm flokë të pazakontë të foshnjës në tualet. Kërkuam në Google dhe mësuam se fëmijëve nuk u bien flokët”, shtoi ai. /Telegrafi/