Telegrafi

Kishin probleme derisa ishin në Gjermani, mërgimtari pasi vjen në Kosovë rrah gruan dhe ia merr dokumentet personale

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje.

Viktima femër ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë më datë 7 gusht në pikën kufitare në Merdare,  i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.  /Telegrafi/