Telegrafi

Kishin paguar për të parë delfinët, turistët u habitën kur pak metra larg tyre panë balenën duke notuar  

Një video e pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku shihet se si një balenë e bardhë noton pak metra larg barkës me plotë turistë që mbetën të habitur kur e panë.

Nik Weyel nga Zelanda e Re së bashku me 19 pasagjerët që i kishte në barkë, u habitën kur panë balenën duke notuar para syve të tyre, transmeton Telegrafi.

Turistët fillimisht kishin paguar për të parë delfinët, por kurrë nuk kishin besuar se do ta shohin një specie tjetër rreth 11 kilometra nga ishulli Mauao.

E për ta dokumentuar këtë moment Weyel publikoi videon në Facebook, ku shihej sa i gëzuar ishte që pranë tij po kalonte kjo krijesë gjigante. /Telegrafi/