Site icon Telegrafi

Kishin mbjellë 800 rrënjë kanabis, kapen 5 shqiptarë në Gjermani

Policia gjermane ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shqiptarët e arrestuar u kapën në kushtet e flagrancës teksa kujdeseshin për dy shtëpi bari me rreth 800 rrënjë kanabis në Bad Kleinen dhe Gadebusch.

Policia kishte marrë informacion për një nga shtëpitë e mbushura me rrënjë kanabisi dhe kur shkoi aty zbuloi rreth 540 bimë.

Hetimet i çuan ata dhe në shtëpinë e dytë ku kishte 260 fidanë.

Të dyja shtëpitë ishin të pajisura me sisteme moderne për kultivimin e bimëve narkotike.

5 shqiptarët e arrestuar u dërguan në paraburgim dhe po hetohet roli i tyre në këtë aktivitet kriminal, teksa identiteti nuk bëhet më dije./A2 CNN

Exit mobile version