Site icon Telegrafi

Kishin mbetur të bllokuar në një zonë periferike të Tiranës, shpëtohen në mesnatë dy turistet gjermanë

Dy turiste gjermanë janë shpëtuar nga policia dhe grupi alpin i Forcës Komb të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pasi gjatë natës kishin mbetur të bllokuar në zonën e ‘Syrit të Ciklopit’ në Tiranë.

Turistet gjermanë, ishin bllokuar për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë.

Dy turistet 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.’- njofton policia.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. /Telegrafi/

Exit mobile version