Site icon Telegrafi

Kishin marrëveshje me një trajner kroat, por dështoi afrimi i tij: Si u bind Ilir Daja nga Nderim Nexhipi ta marrë drejtimin e Ballkanit 

Ish-futbollisti i njohur tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Nexhipin, zbuloi edhe si e bindi Ilir Dajën që ta merrte drejtimin e Ballkanit.

“Në fund të dhjetori ose në fillim të janarit patëm një bisedë me trajnerin Tomislav Stipic”, ka thënë fillimisht ai.

“Ishte në Suharekë, e pa stadiumin dhe ishte gjithçka gati që të nënshkruante (me Ballkanin). Ai u kthye në Shtutgart ku e kishte familjen dhe më pas kishte mbetur në komunikacion dhe i kishte ikur aeroplani (për në Prishtinë)”.

“Dhe në atë ditë, një mik më merr në telefon dhe më thotë se Partizani po i ndante rrugët me Ilir Dajën”.

“Partizani doli me njoftim (për largimin e Ilir Dajës) dhe në darkë pata një bisedë me (Artim) Pollozhanin dhe më pas kontaktova me Ilirin”, ka zbuluar më tej Nexhipi, duke zbuluar prapaskenat se si e bindën tani ish-trajnerin e Balkanit.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/

Exit mobile version