Site icon Telegrafi

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë

Foto: Ilustrim

25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë u riatdhesuan në Rinas mesditën e kësaj të marte.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero, njofton Vizion Plus.

Po ashtu, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Exit mobile version