Site icon Telegrafi

Kishin ikur nga Siria për t’i shpëtuar luftës, shtatë fëmijë humbin jetën në zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Kanada (Foto/Video)

Shtatë fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi në Halifax në pjesën juglindore të Kanadasë.

Hetuesit kanë njoftuar se besojnë se fëmijët që humbën jetën ishin nga e njëjta familje. Në zjarr janë lënduar edhe çifti bashkëshortor që kanë përfunduar në spital, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët lokal në Halifax kanë pranuar se bëhet fjalë për një familje nga Siria që kishin ikur nga lufta, e fqinja e tyre Danielle Burt ka deklaruar se në këtë familje ishin shtatë fëmijë të moshës 3 muaj – 17-vjeç.

Ajo pretendon se kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe britmat e gruas, kurse e gjitha ka ndodhur 30 minuta pas mesnate. /Telegrafi/

Exit mobile version