Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë dy turisteve gjermane të cilat kishin humbur orientimin në malin Çikës si pasojë e mjegullës
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pasi forcat e policisë kanë marrë sinjalin Sos nga turistet kanë nisur menjëherë operacionin. Pas pesë orë kërkimesh ata kanë lokalizuar vendodhjen e tyre.
Të dyja turistet janë në gjendje të mirë shëndetësore.