Telegrafi

Kishin eksperimentuar me drogën e re e cila është 50 herë më e fortë sesa heroina, policia gjen çiftin pavetëdije në veturë (Foto, +18)

Imazhet rrëqethëse të postuara më poshtë, shfaqin një çift  i cili ka humbur vetëdijen në veturë pasi kishin eksperimentuar me një substancë narkotike e cila është duke u shpërndarë në masë të madhe nëpër Britani.

Pamjet e rënda janë filmuar në një qytet amerikan, që po cilësohet si “kryeqyteti i mbidozës”, transmeton Telegrafi.

Në këto imazhe shihet një burrë dhe një grua pa vetëdije kokë më kokë në një veturë, që ishte përplasur në një veturë tjetër.

Këto skena kanë filluar të bëhen pothuajse të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, kurse droga që e kishin konsumuar kishte vrarë edhe këngëtarin Prince si dhe të paktën 130 qytetarë britanikë.

Fentanyl është një lloj droge që konsiderohet 50 herë më e fortë sesa heroina e një mijë sesa morfina. /Telegrafi/