Site icon Telegrafi

Kishin angazhuar një grua që të kujdeset për familjaren e tyre të sëmurë, u habitën kur kamerat e sigurisë e filmuan atë duke ua vjedhur gjësendet (Video)

Familjarët e një gruaje të sëmurë kishin angazhuar një kujdestare që të përkujdeset për më të dashurën e tyre, mirëpo me kalimin e ditëve kishin vërejtur se disa gjëra po u mungonin në shtëpi.

Kështu një ditë vendosën të instalojnë kamera të fshehta në shtëpi për të shuar dilemat, dhe kur i panë pamjet mbetën të habitur, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për 42-vjeçaren, Claire Jones, është filmuar duke i vjedhur gjësendet e shtëpisë të cilat i fuste në një qese të najlonit dhe më pas i mbulonte me pallto.

Jones paguhej nga familjarët e Anita Dubique-Ashton, 49-vjeçe që të përkujdesej për të, por kurrë nuk kishin menduar se ajo do t’i vjedhë.

Jones nuk e kishte idenë që po filmohej nga kamerat e fshehta që i kishte instaluar burri i Anitës, Steve Ashton. Megjithatë pas publikimit të pamjeve, policia e Warrington u alarmua dhe menjëherë reaguan duke e marrë në pyetje.

Pasi u shfaq në bankën e të akuzuarve pranoi se kishte vjedhur, por i shpëtoi burgut me vetëm një vërejtje duke shpresuar se nuk do ta përsërit veprimin. /Telegrafi/

Exit mobile version