Site icon Telegrafi

“Kishim një ëndërr, tani e humbëm”, trajneri i Rusisë mesazh FIFA-s dhe UEFA-s

Trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Valeri Karpin ka reaguar pas vendimin të FIFA-s që përjashtoi këta të fundit nga paly-offi i Kupës së Botës.

Ai ka thënë se ata e ëndërronin kualifikimin në garën më të madhe për kombëtare në botë, por tani shpresat e tyre janë shuar.

“Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e play-off, do të ishim të vendosur në fushë”, ka thënë fillimisht Karpin.

Lexo po ashtu Federata ruse kundërshton vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s

“Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat”.

“Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të hiqen së shpejti dhe që futbollistët rusë të rikthehen në skenën ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera selektori.

Anglia, Suedia, Republika Çelke, Polonia dhe disa kombëtare të tjera, njoftuan ditë më parë se nuk do të luajnë për një kohë ndaj ekipeve ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version