Telegrafi

Kishat nuk do të jenë më të detyruara për të mbajtur shërbimet e së dielës në Angli

Një shërbim javor i së dielës nuk do të jetë më i detyrueshëm për kishat, pas një votimi për të ndryshuar një ligj 400-vjeçar, të miratuar nga Kisha e Anglisë.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Sinodi i Përgjithshëm votoi për t’i dhënë fund ligjit – që daton që nga viti 1603 – i cili kërkon që priftërinjtë të mbanin një shërbesë të së dielës, në çdo kishë për të cilën ata kujdeseshin.

Peshkopi i Willesden, i cili propozoi ndryshimin, e quajti atë “të vjetëruar”.

Ndërkohë, siç shkruan BBC, Sinodi i Përgjithshëm ka prezantuar gjashtë “parime pastorale” për të përmirësuar trajtimin e njerëzve LGBT.

Rënia e pjesëmarrjes në kishë ka bërë që disa priftërinj të kujdesen për deri në 20 kisha rurale.

Më parë, një prift rural do të duhet të kërkojë leje nga një peshkop që të mos mbajë një shërbim të dielën në çdo kishë. /Telegrafi/