Telegrafi

Kisha shpërndan në meshë tekstin e reperit Tupac, shokohen besimtarët

Besimtarët e një kishe në Sri Lanka kanë mbetur të befasuar ndërsa teksa prisnin të këndonin këngën fetare në meshë në fletushkat e printuara kanë lexuar tekstin e Tupac.

Në vend të lutjes katolike me titull “Hail Mary” gabimisht besimtarët kishin para syve tekstin e këngës së Tupac me
të njëjtin titull.

Teksti i Tupac ka revoltuar të pranishmit duke qenë se përmbante fjali si “Hakmarrja është gëzim i ëmbël” apo edhe fjalë të tjera tipike të teksteve të reperëve duke përfshirë edhe referenca për organet gjenitale.

Pavarësisht ndjesës që kanë kërkuar përfaqësuesit e kishës, lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë vëmendjen e shumë përdoruesve në mbarë botën.