Kisha ortodokse maqedonase (KOM) nuk ka informata për arrestimin e peshkopit Petar në Melburn, dhe për këtë arsye nuk ka as qëndrim lidhur me këtë ngjarje. Zëdhënësi i Sinodit të KOM, mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës Timotej për mediat ka thënë se nuk mund ta komentojë ngjarjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk jemi të njoftuar me këtë ngjarje. Një është të jesh i ftuar në bisedë, siç thotë peshkopi Petar, ndërsa diçka tjetër janë akuzat. Duhet ta respektojmë rregullën e artë për prezumim të pafajësisë, nuk është fajtor derisa të dëshmohet se është fajtor. Ne nuk kemi informata zyrtare për atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Unë nuk kam kërkuar informatë, ndërsa nuk mund të ju them nëse dikush tjetër nga Sinodi ka kërkuar një gjë të tillë sepse jemi në një farë pushimi veror“, ka thënë at Timotej.
Në varësi nga ajo se nëse do të dëshmohet dhe çfarë vepre do të dëshmohet, KOM do ta përcaktojë edhe dënimin eventual për peshkopin Petar./Telegrafi/