Telegrafi

Kisha Ortodokse e Maqedonisë: Kushtetuta e kishës serbe ndërhyn në sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë

Sinodi hierarkik i shenjtë i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Peshkopata e Ohrit vlerëson se propozim-teskti i Kushtetutës së Kishës Ortodokse të Serbisë, përmban apsirata hegjemoniste dhe pretendime nacionaliste ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Maqedonisë.

Sipas tyre, kjo Kushtetutë paraqet edhe ndërhyrje të rëndë në jurisdiksionin e Kishtës Ortodokse të Maqedonisë – Peshkopata e Ohrit.

KOM-i konsideron se në këtë mënyrë, KOS-i tregon anarki, kontradiktë dhe joparimitet ndaj vendimeve të saj të vitin 1959, ku thuhet se merr fund vlefshmëria e dispozitave të KOS-it ndaj peshkopatave në territorin e Maqedonisë./Telegrafi/