Telegrafi

Kisha Ortodokse e Maqedonisë ju bën thirrje që festa e pashkëve të festohet në shtëpi

Kisha Ortodokse e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi përsëri ju bën apel qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse të respektohet masat e rekomanduara dhe rregullat për mbrojtjen nga prandalimi nga coronavirusi.

“Në kushte të jashtëzakonshme të pandemisë, kur kujdesi ndaj shëndetit të afëmrve është i rëndësishëm, sinodi ju bën thirrje që këto pashkë të festohen me më të afërmit”, shprehen nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, përcjjell Telegrafi Maqedoni.

Ata bëjnë apel që të respektohen rekomandimet e autoriteteve për të mirën e të gjithëve./Telegrafi/