Site icon Telegrafi

Kisha Ortodokse e Maqedonisë fton zyrtarisht Kishën Ortodokse Bullgare për festimet e Peshkopatës së Ohrit

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopata e Ohrit, Stefani, e ftoi zyrtarisht patriarkun bullgar Neofit të merr pjesë në kremtimin e 1000 vjetorit të themelimit të Kryepeshkopatës së Ohrit.

Ftesa u adresua në një letër të shkruar personalisht nga Kryepeshkopi Stefani

Thuhet se nëse Kryepeshkopi Neofit nuk mund ta vizitojë Maqedoninë për festimin, të dërgojë përfaqësuesin e tij në nivelin e duhur.

Ftesa u dërgua disa ditë pasi patriarku bullgar Neofit theksoi se “nëse ka një ftesë nga pala maqedonase, ne do të marrim pjesë”.

Sinodi i Shenjtë i KOM-PO vendosi të shënojë 1000 vjetorin e Peshkopatës së Ohrit në tempullin “Shën Sofia” në Ohër më 28 maj.

Në nëntorin vitinin e kaluar KOM-KO kanë kërkuar nga Kisha Ortodokse Bullgare t’i bëhet kishë nënë./Telegrafi/

Exit mobile version