Telegrafi

Kisha në Amerikë me ikonat e mjeshtrit shqiptar

“Është një gjë mahnitëse”, thotë anëtari i vjetër i kishës, George Laska, teksa flet për 169 ikonat në mur. Ato janë të vizatuara në formë kubesh. Të tilla vizatime ka edhe në kisha të tjera, sikur ajo e Shën Pjetrit në rrugën “Paul Chapel”.

Diçka tjetër që të lë gojëhapur në kishën shqiptare “Shën Mëria” është se të gjitha këto janë vepër e një personi të vetëm, ikonigrafistit shqiptar Dhimitri Cika, me origjinë nga Shqipëria, por që jeton në Worcester, transmeton sot Koha Ditore tekstin e publikuar në Telegram.

“Ne jemi një komunitet shumë unik në këtë vend”, thotë Cremeens.

“Po mundohemi që të mendojmë nëse mund të gjendet ndonjë mjeshtër tjetër i ikonave, por nuk kemi mundur ta gjenim”, ka shtuar ai. /Telegrafi/KohaDitore/