Programi me emrin “Rrëfimi” shitet nga java e kaluar në dyqanin online iTunes me çmim prej dy dollarësh.
Aplikacioni është përshkruar si “ndihmë e përsosur për secilin të penduar”, e përdoruesve u jep rekomandime në lidhje me zbatimin e këtij rituali dhe u mundëson të shohin përherë listën e mëkateve të tilla, raporton BBC.
Zyrtarët e lartë të Kishës katolike në Amerikë kanë miratuar shfrytëzimin e këtij aplikacioni.
Ky miratim ka ardhur pak kohë pasi që Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje që të krishterët të pranojnë shfrytëzimin e teknologjive digjitale të komunikimit dhe të janë më të pranishëm në internet. /Telegrafi/