Telegrafi

Kisha e Prizrenit bëhet me afreskun e Skënderbeut

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ipeshkvia e Kosovës në Prizren ka bërë zbulimin e afreskut të Skënderbeut.

“Në prag të festës sonë kombëtare 28 Nëntorit, kushtuar Skënderbeut, kushtuar heroit dhe në prag të festave të fundvitit, restaurimi i kësaj pikture është dhurata më e mirë për qytetin tonë. Skënderbeu na ka frymëzuar dhe do të na frymëzojë përherë, ngase ai ka qenë luftëtarë dhe bashkues i shqiptarëve mes vete dhe me botën”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se shqiptarët janë komb ku sipas tij askush nuk ka arritur dhe nuk duhet të arrijë të vendos barriera mes tyre. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se pasardhësit e të gjithë heronjve “u janë përballë thirrjeve të qytetërimit ku, për shqiptarët, ideali më i çmuar duhet të jetë dashuria ndaj kombit”. Ndërkaq, Don Lush Gjergji theksoi se Skënderbeu ishte motivuesi në qëndresën heroike.