Rajoni verior etiopian Tigraj, është i njohur për kishat e saj të pazakonshme monolite që janë gdhendur në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Midis tyre, sigurisht është më spektakolare Abuna Yemata Guh, e cila qëndron në lartësi prej 198 metrave.
Deri atje mund të arrihet vetëm përmes ngjitjes. Duhet të theksohet se nuk ka gardhe mbrojtëse, litarë apo ndonjë ndihmë tjetër.
Përveç kësaj, është e nevojshme të hiqni këpucët, të lani këmbët dhe të ecni zbathur në këtë udhëtim sfidues që zgjat deri në dy orë. Për 47 vjet, kryeprifti Gebra Rufael Asresseh ka kaluar çdo ditë rrugën.
Edhe pse për shkak të pozitës konsiderohet kisha më e rrezikshme në botë, asnjë nga priftërinjtë nuk janë lënduar gjatë rrugës drejt kishës.
Ajo mori emrin sipas njërit prej nëntë shenjtorëve origjinalë – Abuni Yematu – që e ndërtoi në shekullin e pestë. Ndërsa disa thonë se ky vend ishte zgjedhur që kisha të ishte më afër qiellit, të tjerët besojnë se qëndron ekzistimi i ndonjë armiku të mundshëm.
Vëmendjen e vizitorëve sidomos tërheqin muret e kishës të dekoruara me afreske, të cilat duke iu falënderuar motit të ngrohtë dhe mungesës së lagështisë kanë mbetur të ruajtura mirë deri më sot. /kp/Telegrafi/