Kisha ka caktuar Libby Lane për peshkop të ri të Stockportit, në veri të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Pas një debati të gjatë dhe ndonjëherë të stuhishëm, Sinodi i Kishës Anglikane, në muajin korrik kishte vendosur të lejonte femrat të bëhen peshkop.
Ligji u miratua zyrtarisht muajin e kaluar. Kujtojmë se femrat shërbejnë si priftërinj në Kishën Anglikane që nga viti 1994. /Telegrafi/