Site icon Telegrafi

Kirurgun kinez e zë gjumi në dysheme, kreu shtatë operacione pa bërë asnjë minutë pushim

Një kirurg është bërë shumë i famshëm në Kinë, kjo për faktin se ka kryer shtatë operacione pa bërë as edhe një minutë pushim, vetëm dhe vetëm që pacientët të mund të marrin trajtimin në kohë

Fotografia e tij e shfaqur në internet ku shihet duke fjetur në dysheme është bërë virale, ku shumë njerëz nga e mbarë bota e kanë lavdëruar për punën që e bën duke e cilësuar si hero, transmeton Telegrafi.

Por kirurgu Dai Yu të cilin e kishte zërë gjumi ulur në dysheme, u ka thënë gazetarëve se është detyrë e tij që t’ju ofroj shërbime dhe kujdes më të mirë gjithë pacientëve të tij.

Dai njëherit është zëvendësdrejtor i Ortopedisë në spitalin Longgang në Shenzhen në jug të Kinës. E fotografia e tij ishte shkrepur gjatë të hënës nga një koleg i tij.

Dai shtoi se së bashku me kolegët e tij kanë për detyrë që gjatë një dite të kryejnë 10 ndërhyrje kirurgjikale. Ai tha se orarin e punës e fillojnë në ora 8 dhe ka raste kur i kryejnë nga shtatë ndërhyrje kirurgjikale pa bërë asnjë minutë pushim.

Megjithatë rreth orës 5 të pasdites së të hënës kishte vendosur të ulet për pak minuta në dysheme ku edhe e kishte zënë gjumi, pasi po priste anesteziologun të përgatis pajisjet për ndërhyrjen tjetër kirurgjikale.

Por  aty e zuri gjumi dhe kolegu i bërë një fotografi të cilën më pas e publikoi në rrjetet sociale dhe për pak minuta u bë virale. Dai pas 10 minutave “gjumë”, ishte ngritur për të vazhduar me operacionet tjera dhe nuk ishte larguar nga salla e operacioneve deri në ora 9 në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version