Në një spital që besohet të jetë në Spanjë, kirurgu i ka nxjerrë një burri nga barku 18 brusha dhëmbësh, dhe disa objekte të tjera.
Në videon që nuk u rekomandohet personave me bark të dobët, shihet pacienti nën anestezion të plotë, teksa i hapet barku dhe i hiqen gjësendet që i ka përpirë, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, apo mënyra se si i ka përpirë këto gjëra që janë të gjata për fytin.
Përpos brusha shumëngjyrëshe, mjekët i kanë nxjerrë edhe një palë pinca, turjelë të vogël që i përket nxjerrësit të tapave, si dhe një stilolaps.
Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e pacientit, që mendohet se vuan nga ndonjë çrregullim psikik. /Telegrafi/