Telegrafi

Kirurgu kryen transplant koke në majmunin e gjallë (Foto)

Shkencëtari ambicioz pushtoi të gjithë mediat vitin e kaluar kur zbuloi planin e tij për të kryer transplant koke te njerëzit, duke thënë se mund të ishte kura për paralizën në të gjithë trupin.

Tanimë, siç transmeton oranews, ai pohon se janë shumë pranë realizimit të këtij plani falë eksperimenteve me majmunet, minjtë dhe kufomave të njerëzve.

“Është e rëndësishme që njerëzit të ndalojnë së menduari se është e pamundur. Kjo është absolutisht e mundur dhe ne punojmë për të”, u shpreh Canavero për New Scientist.

Transplanti te majmuni është bërë i mundur duke lidhur furnizimin e gjakut me kokën dhe trupin e ri, por jo me palcën kurrizore.

Eksperimenti tregoi se nëse koka e tij ftohet në temperaturën – 15 gradë Celsius , majmuni mund t’i mbijetojë procedurës pa asnjë dëmtim në tru.

Megjithatë kafsha ka qëndruar e paralizuar të paktën nga qafa deri poshtë dhe është mbajtur e gjallë vetëm për 20 orë pas operacionit, për arsye etike të paidentifikuara.

Imazhet nga eksperimenti do të publikohen së shpejti në gazetën shkencore Surgery and CNS Neuroscience & Therapeutics.