Site icon Telegrafi

Kirurgu hero shpëton pacientin

Doktori 59-vjeçar, Claudio Vitale e ka kuptuar që pacienti i tij nuk do të ngrihej në këmbë të veta po që se ai do të ndalonte operacionin për të kërkuar ndihmë për vetveten.

Prandaj, ai vazhdoi ashtu për 30 minuta në sallën e operacionit të spitalit Cardarelli të Napolit, derisa pacienti i tij ishte jashtë rrezikut.

Tani edhe kirurgu edhe pacienti janë duke u shëruar në dhomën intensive të spitalit.

"E dija se nuk mund të largohesha nga operacioni. Me të vërtetë nuk jam hero, vetëm e kam bërë punën time", ka thënë doktori Vitale.

Exit mobile version